Transporti falas në gjithë Kosovën

RRETH KOMPANISË

Historia e kompanisë

Historia e UKAJ filloi në vitin 1918 në Deçan të Kosovës, kur një familje e pasionuar filloi një rrugëtim të gjatë në botën e artit të përpunimit të drurit. Kapitulli i parë i kësaj historie u kurorëzua në vitin 1986 me regjistrimin zyrtar të kompanisë në Pejë, duke dëshmuar kështu se përkushtimi ndaj këtij arti mbeti i palëkundur brez pas brezi.

 

Nën udhëheqjen e Z. Enver Ukaj, kompania UKAJ u zhvillua me ritme shumë të shpejta, dhe sot zotëron një hapësirë prodhimi prej 6000m2 dhe një showroom me hapësirë prej 1500m2 me dizajn dhe ndërtim bashkëkohor, sipas standardeve më të larta evropiane. 

 

Si një nga kompanitë më të suksesshme në Kosovë, kompania UKAJ njihet për cilësinë e lartë të prodhimit dhe dizajnin inovativ të dyerve dhe enterierit. 

 

Përmes kapacitetit të lartë prodhues, stafit të kualifikuar, teknologjisë së avancuar dhe gamës së gjerë të produkteve, ajo i përmbush me krenari të gjitha kërkesat e klientëve, si brenda Kosovës ashtu edhe jashtë kufijve të saj.

 

UKAJ, cilësi dhe traditë e dëshmuar ndër vite!

UKAJ - Mjeshtëri dhe traditë që nga viti 1918

Në UKAJ do të gjeni një përzgjedhje të madhe të dyerve dhe mobilieve cilësore të prodhuara sipas standardeve dhe dizajneve më bashkëkohore!

Kualiteti i produkteve
0%
Modelet e fundit
0%
çmime të volitshme
0%

Pyetjet më të shpeshta

Transporti i produkteve është i mundshëm vetëm në rajonin e Kosovës dhe është pa pagesë.

Pagesa mund të kryhet përmes bankës, me para në dorë (cash), ose sipas marrëveshjes.

Po, një prej kritereve më të veçanta të kompanisë tonë janë përshtatja e punës tonë me kërkesat specifike të klientit.

Ukaj është një kompani prodhuse e përpunimit të drurit në Kosovë.