Z.Enver Ukaj Drejtor – Menagjer

Rreth Nesh

Tradita e kompanisë  Ukaj ka zanafillen e saj që nga viti 1918 duke vazhduar deri tek gjenerata e tretë e cila më pas në vitin 1986 themeloj kompaninë Ukaj me seli në Pejë. Ukaj është kompani prodhuese e përpunimit të drurit në Kosovë. Kjo kompani posedon fabrikën, me sipërfaqe 3000m2, showroomin Ukaj me 1500m2, të realizuara me standarde europiane.  Kompania jonë njihet me kulitetin e saj deri në detajet më të vogla, duke filluar nga tregu i Kosovës dhe më gjerë. Sukseset e shumta vazhduan të jenë prezente gjatë viteve, kështu që arriti të zhvilloi prodhime të ndryshme dhe krijoi kompaninë ELNOR në Prishtinë, në vitin 2007. Aty kaloi me prodhimin e karrikes, tavolines etj. Ukaj është gjithashtu prodhuese e dritareve nga druri dhe alumini, në bashkëpunim me kompanin Italiane UNIFORM, kualiteti i së ciles njihet në gjithë botën.

Me përkushtim të plotë kompania Ukaj arriti të jetë njëra ndër kompanitë më të suksesshme në Kosovë, falë liderit të sajë Enver Ukaj.


Misioni Ynë

Misioni ynë është që të ofroj produkte me kualitet dhe cilësi të lartë, gjithashtu të jemi lider në industrinë e drurit me dizajn dhe funksionalitet.

Fokusi i kompanisë gjatë këtyre viteve është zhvillimi i resurseve njerëzore dhe teknologjia moderne në industrinë e durit. Me një sipërfaqe prej 13000m2 në dy lokacionet Pejë dhe Prishtinë dhe një kapacitet të lartë prodhues, kompania jonë është doinuese në tregun vendor, përderisa prezenca në tregun ndërkombëtar vazhdon të rritet gradualisht.